Plotësimi i tre vakancave për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nga Kuvendi në seancë plenare do të jetë pa garë. Komisioni i Ekonomisë ka depozituar vetëm tre emra për të treja vakancat. Në të njëjtën mbledhje, Komisioni i Ekonomisë miratoi edhe dy propozimet e Këshillit të Ministrave për dy vende anëtare në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Kuvendi pritet që të votojë të enjten në seancë plenare propozimet e marra nga komisioni.