Gjykata e Durrësit ka zbutur masat e sigurisë për pesë nga tetë punonjësit e burgut të Durrësit të arrestuar të mërkurën për arratisjen e Altin Ndocit. 6 gardianët, kryeinfermieri dhe zv.shefi i policisë së këtij burgu dolën këtë të shtunë për vlerësimin e masave të sigurisë. Gjykata caktoi arrest me burg për tre prej tyre, tre të tjerë detyrim paraqitje dhe për dy persona arrest në shtëpi.