Një djalosh pesë vjecar i bllokuar në një pus prej tre ditësh në një fshat të largët të Afganistanit, ka humbur jetën, konfirmuan disa zyrtarë talebanë të premten. Vogëlushi i quajtur Haidar, ra të martën në fund të një pusi që ishte hapur në Shokak, një fshat në provincën Zabul, rreth 400 km në jugperëndim të kryeqytetit Kabul. Skuadrat e shpëtimit punuan pa pushim në përpjekje për ta arritur djaloshin, që zyrtarët thanë se ishte ende i gjallë mëngjesin e të premtes, para se të njoftonin në vijim për vdekjen e tij.