Ky është momenti I arrestimit të një 31-vjeçari me iniciale k.G., me banim në Kukës, në kuadër të operacionit policor ‘Relay 3’, për për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. Operacioni u finalizua, pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në koordinim me Prokurorinë e Tiranës.