Gjatë 24 orëve të fundit në Gjirokastër janë goditur dy rastë për dhënien e ndihmës ndaj emigrantëve nga vende të treta për kalim të paligjshëm të kufirit. Në të dyja operacionet u arrestuan tre shtetas, të cilët transportonin drejt Shkodrës 20 emigrantë që synonin kalimin ilegal drejt Malit të Zi. Sakaq u sekuestruan tre automjete të përdorura për transportin, si dhe celularët e personave të arrestuar.