Imazhe të pazakonta në qendër të Berlinit. Një procesion me qindra traktorë arriti deri në Portën e Brandenburgut dhe Kolonën e Fitores, simbolet historike të kryeqytetit gjerman. Ata kaluan arteriet rrugore qendrore, për të ndalur përfundimisht në Rrugën 17 Qershori. Bëhet fjalë për mijëra fvermerë nga e gjithë Gjermania, të cilët po protestojnë kundër vendimit të fundit të qeverisë gjermane për të hequr subvencionimin e shtetit për naftën, si dhe për përjashtimet nga taksat për automjetet e fermave.