Norvegjia do të mbështesë programet e trajnimit për pilotët ukrainas për të fluturuar me avionë luftarakë F-16, tha të mërkurën ministri norvegjez i Mbrojtjes Bjoern Arild Gram. "Qeveria e mbështet këtë nismë dhe po shqyrton se si Norvegjia mund të kontribuojë së bashku me aleatët dhe partnerët", tha Gram.