Një krim i rëndë brenda një familje shqiptarësh në Itali, tronditi të gjithë zonën e Borgo Rivo në Terni, por edhe mbarë opninionin publik. Xhafer Uruci, rreth 60 vjec goditi disa herë me thikë gruan e tij Zenepe Uruci 56 vjec, duke e lënë atë të vdekur në vend. Konflikti mes ciftit të bashkëshortëve ende nuk bëhet me dije, por dyshimet paraprake tregojnë se mund të bëhet fjalë për shkaqe xhelozie.