Mijëra civilë të pafajshëm kanë mbetur të bllokuar në qytetin e Mariupolit në Ukrainë, pa energji, pa ushqim dhe nën bombardime të vazhdueshme. Rusia ka bombarduar të mërkurën në mbrëmje një teatër ku po strehoheshin mijëra civilë. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, është shprehur duke folur në një video konferencë në Parlamentit Evropian, se Rusia po kryen gjenocid në Mariupol.