Një përfaqësues nga agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara u shpreh se konfikti mes Rusisë dhe Ukrainës, po ndikon rëndë në fëmijërinë e fëmijëve të Ukrainës. Joe English, në një intervistë për BBC tha se deri më tani raportet kanë treguar se të paktën 50 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të rusisë kundrejt Ukrainës, shifër kjo tejet e rëndë për popullin ukrainas.