Krimi brenda familjes tronditi mesditën e kësaj të marte fshatin Kuman në Roskovec. 80 vjecari Shefit Rrapaj vrau me pushkë bashkëshorten e tij Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeç brenda banesës së tyre. Çifti Rrapaj kishte rreth 20 vite që jetonte në këtë zonë, pasi ishin zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata ishin prindër të 7 fëmijëve, 3 vajza dhe 4 djem, shumica e të cilëve jetojnë në emigracion. Vetëm njëri prej djemve banonte me ta dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.