Top News – Tragjedi në familjen shqiptare/ Vritet i riu në Itali, i dyshuar vëllai 18-vjeçar
03/06/2023 18:11

Identifikohet 20-vjeçari shqiptar që u gjet i pajetë në një banesë në Itali. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Enriko Aliaj. I riu është qëlluar me armë zjarri brenda banesës së tij në Ponte dell’Olio, në provincën e Piacenza mbrëmjen e së premtes të 2 qershorit. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, 20-vjeçari shqiptar nuk arriti të mbijetonte, duke humbur jetën kështu gjatë gjatë transportimit për në spital . Ndërkohë, i dyshuari për vrasje është vëllai i viktimës 18-vjeçar, i cili jetonte me të së bashku me prindërit dhe një motër më të vogël. Ndonëse ende nuk dihen motivet, policia po heton për një ngjarje me dashje, por nuk përjashton dhe aksidentin tragjik. Prokuroria Publike e Piacenzas ka hapur dosjen e vrasjes në lidhje me vdekjen e 20-vjeçarit Aliaj. Në shtëpi në atë moment, përveç viktimës dhe vëllait të tij, ndodhej edhe një person i tretë, mik i dy të rinjve, i cili fillimisht është larguar por më pas është identifikuar nga karabinierët e Piacenza-s që po hetojnë rastin. Në orët e vona, autoritetet policore ishin njoftuar për të shtëna dhe zhurma të pazakonta në banesën e të riut. Mësohet se në banesë ishte dhe një burrë tjetër, i cili u ngujua aty kur mbërriti policia dhe doli vetëm në orët e vona të mbrëmjes. . Efektivët e kanë shoqëruar dhe tashmë ndodhet në paraburgim. Autoritetet policore italiane janë duke vijuar punën për të zbuluar arsyet e një krimi të mundshëm dhe për të hedhur dritë mbi misterin që çoi në marrjen e jetës të një 20-vjeçari shqiptar.

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12