Kur kanë kaluar më tepër se 24 orë nga djegia e tragetit ‘Euroferry Olympia’, vijojnë kërkimet për personat e zhdukur. Sipas informacioneve dyshohet se numri është më I lartë për shkak se në anije mund të ketë pasur edhe klandestinë. 7 bullgarë, 3 grekë 1 turk dhe 1 lituanez janë të zhdukur, teksa shpresat për gjetjen e tyre sa vijnë e zvogëlohen.