Top News- Trafiku i kokainës, Drejtori i Policisë së Antwerpit: Shumë nga objektivat në Shqipëri
29/12/2024 17:15

Në një intervistë për De Standaard, Yve Driesen, drejtori i policisë gjyqësore federale të Antwerpit foli për krimin e organizuar dhe kryesisht për trafikun e kokainës. Ai tha se shifrat për vitin 2024 kundër këtij fenomeni janë pozitive pasi autoritetet po godasin këto linja të trafikut falë dhe bisedave të SKYY ECC apo platformave të tjera të koduara. Ai tha se shumë nga trafikantët qëndrojnë në vendet arabe, por dhe në Shqipëri. “Ne duam të forcojmë pozicionin tonë të informacionit. Shumë nga objektivat tanë me vlerë të lartë qëndrojnë jashtë vendit, për shembull në Emiratet e Bashkuara Arabe, Marok, Turqi ose Shqipëri. Ne gjithashtu kemi nevojë për më shumë sy dhe veshë në ato vende. Kriminelët tanë nuk janë prioritet për autoritetet lokale. Për ne është, kështu që duhet të punojmë vetë për të”, tha ai. Driesen sqaroi gjithashtu dhe trafikun e drogës nga vendet e Amerikës Latine. Ai tha se grupet kriminale tashmë kanë ndryshuar taktikë. “Trafikantët kanë përshtatur teknikat e tyre. Për shembull, ne shohim se relativisht më pak kokainë vjen nga vendet tradicionale të burimit dhe tranzitit si Kolumbia, Ekuadori dhe Brazili, por më shumë përmes Republikës Domenikane, Perusë dhe vendeve të Afrikës Perëndimore. Duket se trafikantët zgjedhin të dërgojnë kokainën e tyre nga vende, anijet e të cilave janë më pak të shënjestruara në portet tona”, sqaroi drejtori I policisë ndërsa theksoi se tashmë trafikantët kanë ulur dhe sasinë e drogës por po tentojën të trafikojnë edhe përmes transportit ajror.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06