Policia e vlorës ka vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar për trafikimin e rreth 1 toni marijuanë, në itali. Bëhet fjalë për një 34 vjecar që është arrestuar nga blutë e vlorës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të një megaoperacioni policor ndërkombëtar me emrin e koduar syri, të kryer në korrik të vitit 2022. Zyrtarët bënë të ditur se i arrestuari fshihej në lagjen 1 maji në vlorë dhe në gjurmët e tij ishte rënë në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative.