Top News – Trafikanti që u arratis nga Italia/ Kërkohet në Shqipëri, dështon edhe gjykimi
17/01/2021 13:30

Ende nuk ka asnjë gjurmë për Moisi Habilajn, për të cilin Italia ka firmosur urdhrin për kërkim ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë gjyqësore në ngarkim të tij, në procesin që po heton SPAK. Janë jo pak por plot 33 seanca gjyqësore të dështuara dhe që lidhen me emrin e tij. Dhe kjo për disa arsye, duke filluar nga pandemia COVID-19, mungesa e avokatëve, mungesa e gjyqtarëve, prokurorëve e deri tek ekzekutimi i letër-porosisë në Itali. Sipas ligjit, gjykata ka detyrim të njoftojë të pandehurin në adresën se ku ai ndodhet për nisjen e gjykimit dhe ecurinë e tij, por prej pak ditësh Moisi Habilaj është arratisur në Itali ku qëndronte në arrest shtëpiak dhe nuk ka më një adresë. Të bashkëpandehur me Moisiun janë edhe Florian Habilaj, Nezar Seiti, Armando Sulaj, Maridian Sulaj, Sabaudin Celaj, Tigrens Mezuraj, Fatmir Minaj, të gjithë nën akuzë për grup kriminal dhe trafik narkotikësh. Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 1 tetor 2019 dhe pas 14 muajsh ende nuk ka asnjë vendim apo seancë ku të jetë pranuar kërkesa e disa prej të pandehurve për gjykim të shkurtuar. Moisi Habilaj u dënua në Itali me 15 vite e 5 muaj burg lënë në fuqi edhe nga Apeli atje, por ky vendim nuk u ekzekutua pasi një javë më parë ai u arratis nga banesa ku qëndronte me masën sigurie. Prej ditësh janë kryer kontrolle edhe në Shqipëri për gjetjen e tij por pa rezultat. Pala italiane ka kërkuar nga autoritet shqiptare të vazhdojë kontrollet pasi ka dyshime të arsyeshme se Moisi Habilaj është larguar nga Italia për t’u fshehur në Shqipëri. Aktualisht në Itali ndodhet Nezar Seitaj me masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe për hetuesit në Katania ai konsiderohet si financieri i grupit kriminal.

Top Channel/ 1 mijë euro për tendën, SPAK godet IMT Tiranë, arrestohen zyrtarët
27/08 23:08
Top Channel/ Zjarri në Devoll vazhdon prej shtatë orësh, banorët u bashkohen ekipeve zjarrfikëse
27/08 21:05
Top News- Aksioni nga SPAK, reagon për herë të parë IMT, çfarë thotë për rastin
27/08 20:59
Top Channel/ Emërohen administratorët e rinj në Elbasan, 18 poste të reja pas urdhrit të Ramës
27/08 19:53
Top News- Arrestohen punonjësit e IMT, presion ndaj bizneseve për para. Aksioni nga SPAK
27/08 19:49
Top Channel/ “Na lekët të mos heqim tendën”! Arrestohen dy punonjës të IMT, akuzohen për korrupsion
27/08 19:48
Top News- Zjarrfikësit pa mjete në Devoll, shuajnë flakët me mjete rrethanore
27/08 17:09
Top News- ‘SPAK intimidoi Braimllarin’ / PL-Meta, asnjë mundësi të shantazhojë dëshmitarët
27/08 16:42
Top Channel/ Situatë e vështirë me zjarret në Devoll, flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore
27/08 16:25
Top News- Pesë shkolla të reja në Tiranë/ Hapen për nxënësit bashkë me vitin e ri shkollor
27/08 15:39
Top Channel/ Të huajt zbulojnë Kallmin! Dikur durrsakët e ruanin si sekret, sot atraksion turistik
27/08 15:22
Top Channel/ Shtohen pagesat me kartë, Banka e Shqipërisë: Janë paguar 48,3 miliardë lekë
27/08 15:18
Top Channel/ Kapet furnitori i armëve/ Arrestohet në tunelin e Murrizit me armë e municione.
27/08 15:13
Top News- Açka del kundër Bardhit/ Ish bashkëpunëtorja e tij propozon Boçin si kryetar grupi
27/08 15:07
Top Channel/ Ndërtoi pa leje një kompleks me vila në Kepin e Rodonit, arrestohet kryeinspektori
27/08 15:06
Top Channel/ Tre ditë luftë në pyllin e Poros! Vlorë, zjarrfikësit vijojnë betejën me flakët
27/08 14:56
Top Channel/ Rama dekoron zjarrfikësit! Kryeministri sulmon gjykatësit: U bënë palë me zjarrvënësit
27/08 14:55
Top News – Kryeinspektori ndërtoi pa leje. Ngriti shtëpi pushimi në Ishëm, arrestohet pas 8 vitesh
27/08 14:53
Top News- I dehur u mori jetën dy motrave/ Gjykata e Sarandës lë në arrest me burg 23-vjeçarin
27/08 14:29
Top News- Riaktivizohen flakët në Vlorë/ Shkrumbohen sipërfaqe me pisha prej tre ditësh
27/08 14:19