Kriza ekonomike ka filluar të ushqejë në Shqipëri një aktivitet kriminal, gjithnjë e më të përhapur, atë të trafikimit të njerëzve përmes territorit të vendit. Të shpeshta janë rastet që raportohen nga Policia shqiptare që ushtrojne këtë veprimtari kriminale përkundrejt një fitimi monetar. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të Policisë së Vlorës, në vijim të punës me fokus parandalimin e veprimtarisë kriminale të transportimit të emigrantëve nga vendet e treta, kanë goditur një tjetër rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit në Vlorë.