Këto janë pamjet e aksit që lidh Elbasanin me Tiranën pasditen e kësaj të hëne. Shumë makina u bllokuan duke shkaktuar trafik të rënduar kryesisht në hyrje-dalje të Elbasanit. Radha e mjeteve që u detyruan të prisnin për minuta të tëra shkoi në disa kilometra, ndërsa policia pavarësisht ndërhyrjes nuk arriti ta lehtësonte trafikun e krijuar.