Më shumë se 40 shtëpo mes Antverpit dhe Mechelenit në Belgjikë janë shkatërruar nga një tornado, e cila i bëri ato të pabanueshme. Ndërsa pjesë të mëdha të belgjikës janë përballur me shira të rrëmbyeshëm gjatë dy ditëve të shkuara, rajoni në juglindje të Antverpit ka përjetuar një lloj akoma më ekstrem të motit. Vorbulla e ajrit është zhvendosur mbi disa bashki dhe policia u detyrua të ndërhynte duke i kërkuar njerëzve të evitonin disa rrugë.