Banorët e Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar u tronditën nga një shpërthim i madh që ndriçoi qiellin e mbrëmjes menjëherë pas një goditje rrufeje. Shpërthimi ndodhi në një fabrikë riciklimi të mbetjeve ushqimore, gjashtë makina zjarrfikëse dhe 40 zjarrfikës janë vendosur në fabrikë, e cila përpunon mbetjet ushqimore që kthehen në biogaz. Zëdhënësja e kompanisë u shpreh se një rezervuar tretës në objektin tonë në Cassington pranë Yarnton, Oxfordshire, është goditur nga rrufeja, e cila ka shkaktuar një shpërthim në rezervuarët e biogazit.