Në muajin tetor 2024, mijëra ton mish i infektuar me salmonelë u importua nga subjekti “Bajraktari Food”. Sipas autoritetit kombëtar të ushqimit bëhet fjalë për mbi 26 mijë kg mish pule të importuar, e cila është përdorur si lëndë e parë për prodhimin e 17 mijë e 500 kg gjiro. Siç i njohim ndryshe, sufllaqe pule. Kur dolën analizat që konfirmuan praninë e salmonelës, kjo sasi kishte përfunduar në treg. Subjekti u gjobit për dy shkelje të ndryshme në vlerën e 600 mijë lekëve. Por, ishte tepër vonë. Sasia prej tonelatash mish të rrezikshëm kishte përfunduar tek konsumatori.