Partia Social Demokrat ka depozituar në KQZ kërkesën për regjistrim për zgjedhjet e 25 Prillit, një sfidë e hapur kjo që kreu i kësaj partie Tom Doshi i bën ambasadores të SHBA, e cila paralajmëroi moskandidimin e tij në këto zgjedhje. E megjithatë kërkesa u depozitua në protokollin e KQZ dhe kërkesa mban firmën e Tom Doshit si kryetar. Në ditën në vijim KQZ pritet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e partive që kanë depozituar për regjistrim.