Top News- SPAK rrëzon ‘baronët’ e kokainës së Elbasanit, drejtonin organizatën e trafikut të drogës
08/08/2025 19:15

Organizata më e fuqishme shqiptare e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, u godit nga një operacion i SPAK duke cuar 8 persona në pranga, dyve iu komunikua masa detyrim paraqitje, ndërsa u shpallën në kërkim ndërkombëtar 6 të tjerë. Hetimi i kryesuar nga prokurori Vladimir Mara në bashkëpunim me drejtuesin e SPAK Altin Dumani, coi në prerjen e urdhër arresteve, pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e kriptuar Sky Ecc, por edhe si pasojë e bashkëpunimit me shumë autoritete ligjzbatuëse, të cilët patën rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtij operacioni. 7 masa sigurie “arrest në burg” u ekzekutuan në Shqipëri, konkretisht për Ervis , Ardian dhe Albin Çela, si dhe për shtëtasit Petrit Lakatos, Renato Musaka, Gert Çerma dhe Miklovan Mullai. Franc Copja alias Franc Gergeli është arrestuar jashtë territorit të vendit. Masa detyrim paraqitje u caktua për shtetasit Dition Pepa dhe Kujtim Gjyla. Në kërkim me urdhër të prokurorisë u shpallën Fadil alias Julian Balla, Petrit Sulejmani alias Lakatos, Mariglen Kamami, Denis Daja, Vilson Pepa dhe Riza Çela. 17 tonë kokainë janë sekuestruar nga dërgesa shumë-tonëshe nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anvers etj. Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, kjo organizatë kishte kapacitetin të ndikonte drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregjet evropiane dhe të menaxhonte sasi të mëdha të lëndës narkotike në periudha të shkurtra kohore. “Fuqia financiare e lartë e kësaj organizate, strukturimi dhe organizimi i një niveli shumë të lartë si dhe aftësia për të rikuperuar humbjet që vinin nga sekuestrimet e dallojnë atë nga grupet e tjera kriminale të hetuara nga SPAK.”, thanë dy prokurorët e ccështjen në komunikatën për shtyp që përcollën për mediat. Dy drejtuesit e organizatës Ervis Ccela dhe Ardian Ccela ishin vendosur në Paraguaj. Ata siguronin ngarkesat e mëdha të kokainës, dhe i bënin gati për transport. Sipas Spak, lënda narkotike fshihej në mënyrë të sofistikuar në ngarkesa legale – kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndërtimi – të maskuara me marka tregtare si “Fox” apo me shenja të veçanta dalluese si “Puma” ose “sy me rrufe”. Në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan 14 pasuri të llojeve të ndryshme me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim si më poshtë.

Top News- BSH, imunitet nga drejtësia e qeveria/ Guvernatori s’arrestohet, ‘imunitet’ dhe për bordin
30/10 10:01
Top Channel/ Aksident i rëndë në Fieri, makina përplaset me barrierat dhe përmbyset, 2 të plagosur
30/10 09:59
Top News – Opozita refuzon ftesën e Begajt. Konsultimi për datën e zgjedhjeve vetëm me PS e PSD
30/10 09:59
Top News – Digjen goma buzë Shkumbinit. Flakët përsëriten natën, autorët të panjohur
30/10 09:58
Top News- “Veliaj vijon në kushte denigruese”, Ndreca: U deshën 32 orë për njoftimin zyrtar
29/10 22:48
Top News- “Vendimi sekret”/Veliaj sfidon Burgjet: Na vini në dispozicion autorizimin e kryeministrit
29/10 22:43
Top News- Rrëzimi i helikopterit ushtarak/ Shqipëria solidarizohet me Italinë: Qëndrojmë krah jush
29/10 22:40
Top Channel/ Tymi i zi “pushton” Elbasanin, çfarë po ndodh në qytet
29/10 22:36
Top Channel/Veliaj në burgun e Fierit, Avokati: Vijon të jetë në kushte denigruese, u deshën 32 orë…
29/10 21:20
Top Channel/ Shembja e banesës në Athinë ku vdiqën 3 shqiptarët, hajdutët vodhën tubat e gazit dhe…
29/10 21:04
Top Channel/ Sfidoi policinë, bie në lumë! Shoferi durrsak ishte i dehur në timon, dy të plagosur
29/10 19:54
Top News – Veliaj në burgun e Fierit. Balla: Çështja do verifikohet nga institucionet!
29/10 19:50
Top Channel/ Pse u lëviz Veliaj? Burgjet: Sekret shtetëror! (Çfarë thotë ligji)
29/10 19:41
Top Channel/ “Veliaj u rrëmbye”! PS-PD bashkë për kryebashkiakun, miratojnë rezolutën
29/10 19:40
Top Channel/ Plas në PS, Çuçi i kërkon dorëheqjen Gogut, Xhafaj shkresë Kuvendit për Veliajn
29/10 19:39
Top News – Shoferi i dehur i ikën policisë. Nuk i bindet urdhrit, përfundon në kanal
29/10 18:42
Top Channel/ Zjarr buzë Shkumbinit, digjen goma dhe mbetje në luginën e lumit
29/10 17:47
Top Channel/ Po e ndiqte policia, shoferi humb kontrollin dhe bie në kanal pranë urës së Dajlanit
29/10 17:34
Top Channel/ Këshilli Bashkiak/ Shpallen fituesit e programit social “Për subvencionimin e kredive”
29/10 17:32
Top Channel/ Transferimi i kryebashkiakut në burgun e Fierit, Valteri: Trajtim çnjerëzor, po…
29/10 17:04