Top Channel/ Kokainë, resorte e vila. Kush janë bashkëpunëtorët e Çopjave?
08/08/2025 22:43

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur sërish organizatën kriminale të Çopjave në Elbasan, në lidhje me trafikun ndërkombëtar të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës. 16 urdhër arreste të reja janë lëshuar nga Gjyakata e Posacme me kërkesë të SPAK, 10 prej të cilave janë zbatuar, ndërsa 6 të tjera janë në kërkim. Në Shqipëri janë arrestuar 7 persona; Ervis Çela dhe vëllai i tij Ardian Çela, Petrit Lakatos, Renato Musa, Gert Çerma, Mariglen Kamami dhe Elidon Çela. Ndërsa Franc Çopja alias Franc Gegeli, është tashmë i arrestuar në Belgjikë. Kurse me masën detyrim paraqitje në vendin tonë janë Ditjon Pepa nga Elbasani dhe Kujtim Gjyla nga Lushnja. Mësohet se në kërkim janë Miklovan Mullai, Denis Daja, Vilson Pepa, Riza Çela, si dhe Fadil alias Julian Balla, ky i fundit President i klubit të futbollit Erzeni. Gjatë aksionit, SPAK iu ka sekuestruar këtyre personave 14 pasuri të llojeve të ndryshme me vlera disa miliona euro. Mes pasurive të sekuestruara është një resort në Xhafzotaj të Durrësit, që përfshin hotele, godina shërbimi, restorante dhe ambiente tregtare, si dhe një vilë dy katëshe në Dhërmi, me vlerë rreth 1 milion euro. Ky grup kriminal, sipas njoftimit zyrtar të SPAK të zbuluar nëpërmjet të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyECC ka tentuar të trafikojë në portet kryesore të BE rreth 17 ton kokainë. Organizata sipas SPAK kontrollonte në mënyrë të plotë zinxhirin e trafikut të kokainës.

Top Channel/ Flamingot rikthehen në Pogradec, pamje të veçanta në brigjet e liqenit të Ohrit
29/11 13:16
Top News – U godit në sy, MSH sqaron gjendjen e protestuesit që u plagos në protestë
29/11 12:53
Top Channel/Homazhe për 29 Nëntorin, rrëfimi i nënës që humbi të birin 26-vjeçar në krye të detyrës
29/11 12:52
Top News – Frontera Medical SPA / Standardet e mjekësisë estetike në Shqipëri
29/11 12:51
Top News- Bora zbardh të gjithë Dardhën, pamje piktoreske në juglindje të vendit
29/11 12:26
Top Channel/ Mjerimi në “Kabinat e Plazhit”/ Vlorë, 90 familje jetojnë në banesa të amortizuara
29/11 12:24
Top Channel/ Borë në Korçë dhe Librazhd/ Disa zona në juglindje përfshihen nga reshjet e borës
29/11 12:21
Top Channel/ Eksploziv në Ksamil dhe Fier/ Regjistrohen dy shpërthime me lëndë plasëse gjatë natës
29/11 12:19
Top Channel/ Protesta, 14 të arrestuar/ 19 persona nën hetim. Një 18-vjeçar akuzohet për…
29/11 12:18
Top Channel/ Protestat ndikojnë në ekonomi/Ekspertët: Kur janë paqësore mund ta ndikojnë pozitivisht
29/11 12:15
Top Channel/ Protesta në mediat e huaja/ Shtypi ndërkombëtar i kushton vëmendje tubimit
29/11 11:59
Top Channel/ Probleme nga dëbora/ Reshje intensive në Kukës dhe Dibër, probleme në Rrugën e Kombit
29/11 11:59
Top Channel/ Sot festa e Çlirimit/ Homazhet, krerët e shtetit nderojnë të rënët në luftë
29/11 11:58
Top News- Zbardhen gjashtë vjedhje në Durrës, arrestohet hajduti 23-vjeçar që “alarmoi” bizneset
29/11 11:57
Top Channel/ Zbulohet baza e furnizimit për protestën, arrestohet një 29-vjeçare
29/11 11:43
Top Channel/ Protesta e sotme në Tiranë, nis grumbullimi i tubuesve në sheshin “Skënderbej”
29/11 11:43
Top News- Makina plot me bomba molotov, kapet 29-vjeçarja/ Policia: Do përdoreshin në protestë
29/11 11:24
Top News- 82-vjetori i Çlirimit të Atdheut, Begaj e Rama nderojnë të rënët për liri
29/11 11:06
Top Channel/ Dëbora sjell pamje të veçanta në Korçë, fëmijë dhe natyrë në atmosferën dimërore
29/11 10:45
Top News- Protestuesi akuzohet për vrasje, policia nuk e fal pse hodhi molotov drejt efektivëve
29/11 10:33