Situata e zjarrit në territorin e Bashkisë Finiq është përkeqësuar ndjeshëm .Flakët po i afrohen rrezikshëm zonave të banuara. Raportohet se dy banesa në fshatin Velahovë janë djegur plotësisht, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të evakuuar banorët në rrezik.