Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në lidhje me ndërtimet pa leje në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Për këtë çështje janë marrë të pandehur 9 persona, mes tyre ish zyrtarë të Kadastrës, punonjës të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, punonjës policie dhe ndërtues.