Një pacient nga Tirana ka humbur betejën me covid 19. Viktima 65 vjec, kishte dhe sëmundje bashkëshoqëruese. Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, 65 vjeçari ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz. I konfirmuar me Covid19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit. Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.