Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dijse se do të nisin punimet për ndërtimin e terminalit Veri-Perëndimor të autobusëve, te kthesa e Kamzës. Gjatë inspektimit në terren, ai tha se problemet me pronësinë, që e mbajtën peng prej 9 vitesh zbatimin e këtij projekti, kanë marrë fund. Teksa dha detaje mbi projektin, kryebashkiaku u shpreh se do të jetë i ngjashëm me Terminalin Lindor të Autobusëve, por 5 herë më i madh.