Nuk ka të sosur skandali me rrjedhjen e të dhënave sensitive. Pas dy ditëve ku dolën të dhënat për pagat, vendin e punës, numri i kartës së identitetit, apo edhe numrat e telefonit, këtë të premte, një tjetër databazë qarkullon në platformën ëhatsapp, e cila përmban informacione në lidhje me mjetet e transportit që zotërojnë rreth 600 mijë qytetarë të vendit.