Top News – Tjetër natë ferri mbi Ukrainë / Ndërsa Trump dhe Putin pranojnë të takohen së shpejti
07/08/2025 12:29

Presidenti amerikan Trump dhe ai rus Vladimir Putin kanë rënë dakord të takohen në ditët në vijim për të diskutuar përfundimin e luftës. Dhe lajmi për takimin e mundshëm vjen ndërsa Putini intensifikoi fushatën e tij të luftës në Ukrainë me një tjetër natë sulmesh. Pamje shqetësuese tregojnë forcat e Kremlinit duke goditur një urë kyçe në Kherson, të cilën nuk arriti ta dëmtojë në gjashtë sulme masive ajrore. Kanalet ruse në telegram shkruajnë se grupet e sabotimit do të punojnë për rënien e qytetit kryesor. Në disa video shihen dronët shahed që godasin rajonin lindor të Dnipropetrovskut, në Ukrainë, ku katër persona u plagosën, përfshirë një grua 69-vjeçare. Sulmet ruse vranë gjithashtu të paktën tre persona në Nikopol. Viktima u regjistruan edhe në Zaporizhia. Dhe ky tërbim vjen mes raportimeve për një samit të planifikuar mes Trumpit dhe Putinit për të diskutuar përfundimin e luftës. Trump diskutoi për takimin me presidentin rus, një ditë më parë, gjatë një telefonate me Zelenskin dhe udhëheqës të tjerë evropianë, raporton Neë York Times. Kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe shefi i NATO-s Mark Rutte ishin midis liderëve që u bashkuan në telefonatë. Si Putin ashtu edhe Zelensky ende nuk kanë dhënë një përgjigje në lidhje me takimin që mund të shënojë fillimin e fundit të pushtimit të Ukrainës.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05