një tjetër anije turistike mbërriti në Durrës këtë të premte. Anija turistike “Nautica”, pjesë e flotës së mirënjohur Oceania Cruises, u ankorua në kalatën nr. 5 të Portit të Durrësit, në ndalesën e saj të parë për këtë sezon veror. mjeti lundrues mbërriti rreth orës 10:30, pas një ndalese në ishullin e Zakinthos në Greqi, duke sjellë në brigjet shqiptare 676 turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia dhe vende të tjera të botës.