Persona të armatosur qëlluan për vdekje 23 pasagjerë pasi i identifikuan dhe i nxorën nga autobusët, automjetet dhe kamionët në një nga sulmet më vdekjeprurëse në Pakistanin e trazuar jugperëndimor. Vrasjet ndodhën gjatë natës në Musakhail, një distrikt në provincën e Baluçistanit.Autorët dogjën të paktën 10 automjete përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Presidenti Asif Ali Zardari dhe Ministri i Brendshëm, Mohsin Navi, e cilësuan sulmin "barbar" dhe premtuan se do të vendosin para përgjegjësisë autorët e tij.