Tirana është përzgjedhur si organizatore e Konferencës së 15-të Botërore të Komisionerëve për të Drejtën për Informim, eventi më i madh botëror për sa i përket të drejtës për informim. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Aksesit në Informacion, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilluan një takim me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë.