Shefat e diplomacisë së vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor u mikpritën në Pallatin e Brigadave në Tiranë nga ministri Igli Hasani, nën dritën e kërcënimit të sigurisë dhe paqes në rajon pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës. “Tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit prevaluan punimet e ministerialit në kuadër të Procesit të Berlinit në Tiranë. Mesazhi i përcjelle nga ministrja gjermane Annalena Baerbock, për tërheqjen e trupave serbe nga veriu i Kosovës dhe zbardhjen e hetimeve për grupin terrorist, nuk u prit mirë nga ministri i jashtem serb, Ivica Dacic i cili bojkotoi foton familjare.