Për herë të parë, një vend i Ballkanit Perëndimor mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Tirana është bërë sot qendra e politikës evropiane, me zhvillimin e këtij forumi të nivelit të lartë në Sheshin “Skënderbej”. Në Samit marrin pjesë liderët e 47 shteteve të Evropës, përfaqësues të institucioneve më të larta ndërkombëtare dhe organizatave kryesore globale.