Tirana dënoi sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë, ku një makinë tip BMW përplasi dhjetra qytetarë, një pjesë prej të cilëve janë në gjendje kritike, teksa raportohet për dy viktima. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu ngushëllimet për familjarët e qytetarëve që humbën jetën.