Qeveria do të mbyllë aplikacionin TikTok në të gjithë territorin e Shqipërisë. Vendimi u komunikua nga kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se fillimisht ky aplikacion do të mbyllet për një vit, më pas do të shikohet reagimi i vendeve të tjera dhe i vetë kompanisë së TikTok. Këshilli i ministrave u vu në lëvizje për të frenuar përdorimin e këtij aplikacioni pas vrasjes së 14 vjeçarit, Martin Cani me thikë në afërsi të shkollës ‘Fan Noli’ në kryeqytet.