Top News – Tik Tok dhe WeChat/ SHBA, mbyllen në 48 orë
18/09/2020 18:24

TikTok dhe WeChat do të ndalohen nga app stores në SHBA nga e diela nëse presidenti donald trump nuk do të pranojë një marrëveshje të minutës së fundit. Departamenti i tregtisë tha se do të ndalonte njerëzit në shba të shkarkonin aplikacionet e mesazheve dhe ndarjes së videove në cdo app store dhe në cdo platformë. Administrata Trump thotë se kompanitë cënojnë sigurinë kombëtare dhe mund ti kalojnë të dhënat e përdoruesve, kinës. Por Kina dhe të dyja kompanitë, e mohojnë këtë. WeChat do të mbyllet efektivisht në shba të shtunën, por njerëzit do të mund të vazhdojnë të përdorin TikTok deri më 12 nëntor, kur edhe do të ndalohet plotësisht. Nëse një partnership i planifikuar mes Oracle dhe pronarit të TikTok, ByteDance do të arrihet dhe miratohet nga presidenti Trump, aplikacioni nuk do të ndalohet. Nuk është akoma e qartë nëse Trump do ta miratojë apo jo marrëveshjen, por ai pritet ta rishohë atë para skadencës së të dielës. Ndërsa TikTok ka miliona përdorues në shba, nuk është e qartë se sa përdorues të WeChat janë të vendosur jashtë kinës, edhe pse duhet të jetë një numër domethënës. Urdhëri i ndalimit nga departamenti i tregtisë pason urdhërat ekzekutive të presidentit Trump të nënshkruar në gusht. Ai i dha bizneseve amerikane 45 ditë kohë për të ndaluar punën me të dyja kompanitë kineze. India më herët ka ndaluar TikTok dhe WeChat, si edhe dhjetëra aplikacione të tjera kineze. Qeveria në Delhi thotë se aplikacionet janë paragjykuese ndaj sovranitetit dhe integritetit të indisë, mbrojtjes, sigurisë dhe rendit publik të vendit.

Top Channel/ SHBA: Kongresi miraton paketën e Trumpit, kritikët: Do rrisë borxhin amerikan!
04/07 11:25
Top Channel/Pas telefonatës me Trump, Putin sulm masiv në Ukrainë! SHBA: Vijojmë furnizimin me armë!
04/07 11:24
Top Channel/ 4 korriku, festa e Pavarësisë së SHBA: “Shans” për të lënë mënjanë dallimet politike!
04/07 11:23
Top News- 550 dronë drejt Kievit/ Rusia nuk ndalet, as Trump nuk e spraps Putinin
04/07 10:12
Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27
Top News- Qeveria, kusht për heqjen e masave/ Terras: Pengesë për BE mosformimi i institucioneve
03/07 20:25
Top Channel/ Fajtor për dy krime të rënda, Sean “Diddy” do të mbetet në burg deri në dënimin e tij
03/07 20:25
Top Channel/ Masakër në një klub nate në Çikago, 4 viktima e 14 të plagosur nga të shtënat
03/07 20:02
Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48