Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron telefonuan të enjten presidentin e Rusisë, Vladimir Putin duke i kërkuar një armëpushim të menjëhershëm. Macron dhe Scholz gjithashtu i thanë Putinit se çdo zgjidhje për luftën në Ukrainë duhet të arrihet përmes negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, tha zyrtari gjerman.