Top News – Thirrje për traktat të pandemisë/ Firmosin 20 liderë botërorë, mes tyre edhe Rama
30/03/2021 11:20

Pandemia e koronavirusit ka shtyrë më shumë se 20 liderë botërorë të bëjnë thirrje për një zgjidhje të re për të ndihmuar botën të përgatitet ndaj situatave të ngjashme në të ardhmen. Covid 19 i gjeti qeveritë në mbarë të papërgatitura për sëmundje të tilla kaq masive. Në shkrimin e përbashkët udhëheqësit përfshirë presidentin e Francës, Emmanuel Macron të Francës dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel shprehen se COVID-19 ka paraqitur sfidën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Cështja nuk është nëse do të ndodhë një krizë tjetër pandemike, por kur, shkruajnë ata. Një prej nënshkruesve të artikullit është dhe presidenti, Edi Rama. Udhëheqësit thonë se për të ndërtuar bashkëpunimin ndërkombëtar duhet një traktat i ngjashëm me atë të arritur pas Luftës së Dytë Botërore. Në shkrim theksohet se vendet duhet tani "të jenë më të përgatitura për të parashikuar, parandaluar, zbuluar dhe reaguar në mënyrë efektive ndaj pandemive në një mënyrë shumë të koordinuar". Një traktat i ri do të ndihmonte në krijimin e sistemeve më të mira për njoftimin e njerëzve për pandemitë e mundshme. pakti gjithashtu do të përmirësonte ndarjen e të dhënave dhe shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mbrojtëse personale. "Do të ketë pandemi të tjera dhe emergjenca të tjera të mëdha shëndetësore. Asnjë qeveri e vetme ose agjenci shumëpalëshe nuk mund ta trajtojë këtë kërcënim vetëm”, shkruajne lideret boterore. Që kur koronavirusi u shfaq në Kinë në fundin e vitit 2019, vendet anekënd globit janë detyruar të marrin masa të forta, përfshirë dhe izolimin kombëtar, në mënyrë që të frenojnë përhapjen e sëmundjes, një mision ky që rezultoi mjaft i vështirë.

Top Channel/ 1 mijë euro për tendën, SPAK godet IMT Tiranë, arrestohen zyrtarët
27/08 23:08
Top Channel/ Zjarri në Devoll vazhdon prej shtatë orësh, banorët u bashkohen ekipeve zjarrfikëse
27/08 21:05
Top News- Aksioni nga SPAK, reagon për herë të parë IMT, çfarë thotë për rastin
27/08 20:59
Top Channel/ Emërohen administratorët e rinj në Elbasan, 18 poste të reja pas urdhrit të Ramës
27/08 19:53
Top News- Arrestohen punonjësit e IMT, presion ndaj bizneseve për para. Aksioni nga SPAK
27/08 19:49
Top Channel/ “Na lekët të mos heqim tendën”! Arrestohen dy punonjës të IMT, akuzohen për korrupsion
27/08 19:48
Top News- Zjarrfikësit pa mjete në Devoll, shuajnë flakët me mjete rrethanore
27/08 17:09
Top News- ‘SPAK intimidoi Braimllarin’ / PL-Meta, asnjë mundësi të shantazhojë dëshmitarët
27/08 16:42
Top Channel/ Situatë e vështirë me zjarret në Devoll, flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore
27/08 16:25
Top News- Pesë shkolla të reja në Tiranë/ Hapen për nxënësit bashkë me vitin e ri shkollor
27/08 15:39
Top Channel/ Të huajt zbulojnë Kallmin! Dikur durrsakët e ruanin si sekret, sot atraksion turistik
27/08 15:22
Top Channel/ Shtohen pagesat me kartë, Banka e Shqipërisë: Janë paguar 48,3 miliardë lekë
27/08 15:18
Top Channel/ Kapet furnitori i armëve/ Arrestohet në tunelin e Murrizit me armë e municione.
27/08 15:13
Top News- Açka del kundër Bardhit/ Ish bashkëpunëtorja e tij propozon Boçin si kryetar grupi
27/08 15:07
Top Channel/ Ndërtoi pa leje një kompleks me vila në Kepin e Rodonit, arrestohet kryeinspektori
27/08 15:06
Top Channel/ Tre ditë luftë në pyllin e Poros! Vlorë, zjarrfikësit vijojnë betejën me flakët
27/08 14:56
Top Channel/ Rama dekoron zjarrfikësit! Kryeministri sulmon gjykatësit: U bënë palë me zjarrvënësit
27/08 14:55
Top News – Kryeinspektori ndërtoi pa leje. Ngriti shtëpi pushimi në Ishëm, arrestohet pas 8 vitesh
27/08 14:53
Top News- I dehur u mori jetën dy motrave/ Gjykata e Sarandës lë në arrest me burg 23-vjeçarin
27/08 14:29
Top News- Riaktivizohen flakët në Vlorë/ Shkrumbohen sipërfaqe me pisha prej tre ditësh
27/08 14:19