Një polic është vrarë në Bruksel pasi u qëllua me thikë në lagjen Schaerbeek, dhe një koleg i tij është plagosur. Vrasësi kishte thirrur Allahu Akbar para se të qëllonte policët. Prokuroria anti terrorizëm ëhstë vënë tani në krye të hetimeve. Agresori është një 31 vjecar, i identifikuar tashmë, që rezulton i përfshirë në bazën e të dhënave të organizmit të koordinimit për analizën e kërcënimeve në kategorinë –ekstremist i dhunshëm, i mundshëm. Sulmi kishte në shënjetsrë dy policët dhe ndodhi pak pas orës 19 të mbrëmjes së të enjtes në Rue d”Aerschot, në afërsi të Gare du Nord, një nga stacionet kryesore hekurudhore të kryeqytetit belg.