Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Armanda Begaj, bashkëshortja e Presidentit Bajram Begaj, i bashkohet “Tetorit Rozë”, në ndihmë të grave dhe vajzave që vuajnë nga kjo sëmundje e rëndë. Në një mesazh, zonja e parë e vendit e vlerëson këtë muaj, si moment për reflektim, ndërgjegjësim dhe solidaritet.