Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Akademinë Auxila , në Gjermani, për të ofruar çertifikimin e testit TELC të gjuhës gjermane. Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Adrian Civici theksoi se kjo marrëveshje i shërben bashkëpunimit, ndërkombëtarizimit dhe zgjerimit të partneriteteve me institucione që trajtojnë çështje me natyrë akademike shkencore dhe kulturore.