Prodhuesi i makinave elektrike të Elon Musk, Tesla, ka paralajmëruar se ajo dhe eksportuesit e tjerë amerikanë mund të dëmtohen nga vendet që hakmerren ndaj tarifave tregtare të Donald Trump. Musk është një aleat i ngushtë i presidentit amerikan dhe po udhëheq përpjekjet për të reduktuar shpenzimet e qeverisë federale. Por në një letër të panënshkruar drejtuar përfaqësuesit të tregtisë së SHBA-së, Tesla tha se ndërsa "mbështet" tregtinë e drejtë, ishte e shqetësuar se eksportuesit amerikanë ishin "të ekspozuar ndaj ndikimeve disproporcionale" nëse vendet e tjera hakmerreshin ndaj tarifave.