Policia e Nju Jorkut tha se gjashtë persona u qëlluan me armë zjarri në një stacion metroje në Bronks, njëri prej të cilëve humbi jetën. Një zëdhënëse e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut tha se nuk është bërë ndonjë arrestim për ngjarjen dhe nuk se nuk është e qartë se në çfarë gjendje janë pesë personat e plagosur.