Dy tërmetet 7.7 dhe 7.4 të shkallës Rihter që goditën Turqinë, përveç tragjedisë së shkaktuar në humbjen e jetëve njerëzore, kanë ndryshuar thelbësisht edhe terrenin gjeografik në Anadollin Lindor. Nga pamjet e fotografuara në terren, në periferitë e Hatajit, qytetit ku ishte epiqendra e tërmetit të madh është krijuar një luginë rreth 300 kilometra e gjatë dhe deri në 30 metra e thellë. Lugina e sapoformuar shihet edhe nga fotografitë satelitore të Maxar, por edhe nga terreni. Ajo ka ndarë në mes të mbjella, rrugë, ndërtesa dhe gjithçka që i ka dalë përpara. Gjeologët parashikojnë paraprakisht se në të ardhmen në këtë kanion të mos jetë e çuditshme që të rrjedhë një lumë, a formohet një liqen.