Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter u regjistrua në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në zonën detare pranë ishullit Skiros në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, që publikoi të dhënat e para mbi lëkundjen, bëhet fjalë për një tërmet me intensitet të moderuar, por të ndier në një rreze të gjerë.