Pamje nga kamerat e sigurisë dhe nga autoritetet ruse, tregojnë shpërthimin e vullkanit Kluchevskoj në Lindjen e Largët të Rusisë. Vullkani u zgjua nga gjumi më 30 korrik pas një tërmeti me magnitudë 8.8 ballë pranë brigjeve të rajonit Kamchatka në lindje të largët të Rusisë.