Një tërmet prej 4.7 shkallësh të shkallës Rihter është regjistruar këtë të mërkurë afër Nikshiqit në Mal të Zi. Epiqendra e tërmetit ishte 32 kilometra në veriperëndim të Nikshiqit, në një thellësi prej dhjetë kilometrash. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, dridhjet e tokës u regjistruan në orën 10:40 të së mërkurës.