Shumë njerëz në dhe rreth qytetit italian të Napolit kanë kaluar natën në rrugë dhe në makinat e tyre pas një tërmeti që tronditi ndërtesat dhe bëri që të rrëzoheshin mure. Sizmologët italianë thanë se tërmeti me magnitudë 4.4 goditi në orën 01:25 minuta të enjten në një thellësi prej vetëm tre kilometrash. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së e mati ndërkohë lëkundjen me magnitudë 4.2, në 10 km thellësi.